Tonin Ujka

Lexo ngjarje:

Lindi në Shkodër Tonin Ujka, aktor. Mbaroi studimet e larta në vitet 1960–1964. Fill më pas u emërua aktor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në vitin akademik 1970–1971 kreu kursin njëvjeçar për regjisurë. Në vitet 1994–1996 ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor, kurse në vitet 1996–1997 drejtor i Teatrit Kombëtar. Tonin Ujka ka interpretuar edhe në 10 filma. Është aktor që thekson rrafshet logjike të veprimit të personazhit, synon zbërthimin e nënshtresave kuptimore të fjalës e të dialogut duke përdorur ironizimin dhe antinomitë (kundërshtitë) në përshtatjen dhe në prurjen e figurës skenike. U nda nga jeta në vitin 2008. (Në fotografi: Tonin Ujka)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/Tonin-Ujka-84487656642/photos/a.84492831642/84493506642/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img