Vasil Laçi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Piqeras të Sarandës lindi Vasil (Llaçi) Laçi, atdhetar antifashist, Hero i Popullit. Lindi në Piqeras të Sarandës (mbiemri i familjes së tij është Llaçi, por Vasili në shtypin e kohës dhe më pas u bë i njohur gabimisht me mbiemrin Laçi). Që në moshë të re u detyrua të punonte hamall në Sarandë e në Durrës, më vonë si shërbëtor në një hotel të Tiranës. Me ndjenja të forta atdhetare dhe i shtyrë nga urrejtja për pushtuesit fashistë italianë, qëlloi me revolver kundër mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III, në Rrugën e Durrësit, më 17 maj 1941 në Tiranë. U arrestua, u torturua dhe u dënua me vdekje (me varje) nga gjyqi ushtarak fashist. U var në Tiranë, në vitin 1941. (Në fotografi: Vasil Laçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1447.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img