Impresum

info@albanianheritage.al

23.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026

Vath Koreshi

Lexo ngjarje:

Lindi në Lushnjë, Vath Koreshi, shkrimtar dhe skenarist i mirënjohur. Pasi mbaroi politeknikumin “7 Nëntori”, punoi 5 vjet nëpër ekspeditat gjeologjike në rrethet e Tropojës dhe Kukësit. Mbresat e veçanta që lanë në kujtesën e djaloshit të ri peizazhet mahnitëse si edhe ngjarjet pa fund të dëgjuara e të jetuara në kantieret e Veriut, do ta shoqërojnë gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij letrare e kinematografike. Në vitin 1964 kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe fillon punën si gazetar në organet “Zëri i rinisë” dhe “Drita”. Duke iu përkushtuar gjerësisht artit kinematografik, Vath Korreshi nuk braktisi krijimtarinë letrare. Përkundrazi, ai ngelet një shembull tipik i ndikimit reciprok të këtyre dy fushave krijuese mbi njëra-tjetrën. Kështu letërsia i sjell kinematografisë një gamë të larmishme personazhesh me dialogë jetësorë, kurse filmi i jep letërsisë përvojën e pasur në ndërtimin kompozicional dhe përsosjen e ritmit. Ai ka qenë shef i redaksisë së filmit artistik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitet 1978–1983, drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës dhe Arteve 1987–1991 dhe ministër i Kulturës 1991–1992, kryeredaktor i revistës kulturore “Art”, 1995, drejtor i Shtëpisë Botuese “Onufri”, 2000. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën 2001–2005. Më 2008, pas vdekjes, Presidenti i Republikës e nderoi me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. U nda nga jeta në vitin 2006. (Në fotografi: Vath Koreshi)

Teksti: Viktor Gjika

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/vath-koreshi/biografia

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Edi Luarasi

Në Tiranë lindi Edi Luarasi, aktore, “Artiste e merituar”.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img