Vitore Çeli

Lexo ngjarje:

Lindi në Nju-Jork, SHBA, Vitore Çeli, regjisore montazhi dhe regjisore e filmave dokumentarë, një nga të parat kineaste në vendin tonë. Ka punuar në kinostudio qysh me themelimin e saj (10 korrik 1952). Më 1953–1955 kreu një kurs specializimi në Moskë (Rusi) për regjisore dublazhi dhe montazhi. Fillimisht punoi në montimin e kinoditarëve dhe të filmave kronikalë, ndërsa nga viti 1956 e deri sa doli në krijimtari të pavarur si regjisore, u mor kryesisht me montimin e filmave artistikë. Si e para regjisore montazhi në filmin artistik, Vitore Çeli ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e montazhiereve të filmit artistik. Në mbi 35 filma dokumentarë dhe kronikalë ka parapëlqyer filmat mbi jetën e përditshme, ku ndihet dashuria për vendin dhe njerëzit e thjeshtë. Filmat e Vitore Çelit dallohen për kalime të buta e logjike nga plani në plan, nga episodi në episod, për një harmonizim të mirë të figurës me tekstin, muzikën, zhurmat, çka bënë që në filmat e saj tregimi të rrjedhë këndshëm, pa sforcime. Për krijimtari të gjerë dhe cilësore, është dekoruar me “Urdhrin e punës” dhe urdhrin “Naim Frashëri”. U nda nga jeta në vitin 2011. (Në fotografi: Vitore Çeli)

Teksti: Kristaq Dhamo

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/vitore-celi-1928-nje-nder-zonjat-e-para-kineaste/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img