Zylyftar Veleshnja

Lexo ngjarje:

Në Vlorë u nda nga jeta Zylyftar Veleshnja, pjesëmarrës në lëvizjet demokratike dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Veleshnjë të Skraparit, në vitin 1902. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit (1924). Bashkëpunoi me Asim Vokshin, Riza Cerovën dhe mori pjesë në Kryengritjen antimonarkiste të Fierit (1935). Pas dështimit të saj u arratis në Greqi. U kthye në atdhe, më 1939, dhe u lidh menjëherë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ka kryer detyra të ndryshme komanduese, si komandant i çetës partizane të Skraparit (1942), nënkomandant i shtabit të qarkut të Beratit dhe komandant i batalionit partizan “Riza Cerova” (1943), komandant i grupit partizan të Skraparit (1944). U dallua si luftëtar dhe komandant i aftë. Në Kongresin e Përmetit (1944) u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit, megjithëse invalid lufte, kreu detyra të rëndësishme në ushtri dhe në organet e pushtetit në Skrapar e në Berat. Zylyftar Veleshnja ka qenë nënkryetar i Komitetit të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. (Në fotografi: Zylyftar Veleshnja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2867–2868.

Fotografia: © https://telegraf.al/dosier/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img