Asambleja Kushtetuese që doli nga zgjedhjet e para të pas luftës, shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë, sot Republika e Shqipërisë. Pas daljes së vendit nga Lufta e Dytë Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike-parlamentare, dhe e trashëgueshme. Më 12 janar 1946, mbledhja zgjodhi Presidiumin e Asamblesë, me kryetar dr. Omer Nishanin, personalitet i njohur i lëvizjes demokratike dhe i Luftës Nacionalçlirimtare. (Në fotografi: Vendimi i Asamblesë Kryesuese që shpall Shqipërinë Republikë Popullore.)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. IV, “Toena”, Tiranë, 2009, faqe 175.
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror




