Lindi në Starje të Kolonjës Xhafer Ypi, kryeministër i Shqipërisë në fillim të vitit 1920, veprimtar politik. Kreu studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Stambollit dhe punoi në administratën e lartë osmane. Përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjës (1920). Në vite të ndryshme ka shërbyer si deputet (1922, 1928–1931), ministër i Drejtësisë, kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Arsimit, inspektor i përgjithshëm i Oborrit Mbretëror dhe kryeinspektor i Gjykatës. Më 1939, mbështeti pushtimin italian të Shqipërisë dhe kryesoi Komitetin Administrativ të Përkohshëm (1939), që luajti rolin e një qeverie. Në vitin 1940, si ministër i Drejtësisë, Xhafer Ypi udhëhoqi njësitë e armatosura shqiptare kundër Greqisë dhe u vra në fshatin e tij të lindjes. (Në fotografi: Xhafer Ypi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2965.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak




