Kadri Zeka

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Kadri Zeka (1953–1982), jurist e publicist, dëshmor i lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës. Kreu studimet e larta në degën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës (1978). Punoi si gazetar në Radio Prishtina, ku shprehu idetë e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut. Për t’u shpëtuar ndjekjeve të Shërbimit Sekret Serb (UDB), për shkak të pjesëmarrjes së tij aktive në ngjarjet e marsit 1981, emigroi në Gjermani, ku vijoi veprimtarinë atdhetare. (Në fotografi: Kadri Zeka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2983.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kadri_Zeka

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img