Konferenca e Paqes.

Lexo ngjarje:

U hap në Paris Konferenca e Paqes. Me gjithë neutralitetin e shpallur nga vetë Fuqitë e Mëdha, Shqipëria u trajtua më keq se vendet e mundura. Në pazarllëqet diplomatike, gjatë punimeve të saj u hartuan disa projekte për copëtimin e Shtetit Shqiptar dhe zhdukjen e tij nga harta politike e Evropës. Vetëm Kongresi i Lushnjës dhe, sidomos, Lufta e Vlorës, bënë që këto plane të dështojnë. Konferenca e Paqes u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit, morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” në Boston të SHBA-së, Partia Politike Shqiptare në SHBA, kolonitë shqiptare në Turqi, Rumani, Zvicër e vende të tjera. Nga Konferenca e Paqes në Paris, Shqipëria doli pa një zgjidhje përfundimtare për çështjen e statusit të saj dhe kufijve tokësorë, por ama shpëtoi nga platformat copëzuese të trungut të saj, të diskutuara në këtë Konferencë, e kjo falë mbështetjes së madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Në fotografi: Pamje nga Konferenca e Paqes në Paris, 1919.)

Teksti: Fjalor Enciklopedik Shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1245-1246.

Fotogafia: © Andrea Llukani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img