Dom Ejëll Deda

Lexo ngjarje:

Lindi në Shkodër Dom Ejëll Deda, prift dioqezian. Shkollën fillore e kreu te françeskanët, kurse të mesmen në Seminarin Papnor të qytetit. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943, në kishën e jezuitëve në Shkodër, ku të nesërmen kremtoi dhe Meshën e Parë. Shërbeu si famullitar në fshatin Bushat. U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe më 27 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për “faje penale kundër popullit dhe shtetit” dhe e dënoi me dhjetë vjet burg dhe punë të detyruar. Procesi i gjykimit të tij u zhvillua me dyer të mbyllura. (Në fotografi: Dom Ejëll Deda)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 63-64.

Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ejell-deda/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img