Halim Xhelo

Lexo ngjarje:

Në Moskë, u nda nga jeta Halim Xhelo (1894–1937), veprimtar i lëvizjes demokratike e komuniste, Hero i Popullit. Lindi në Tërbaç të Vlorës. Kreu shkollën e mesme në Korfuz. Mori pjesë në çetën kryengritëse të Spiro Bellkamenit (1911). Pas Shpalljes së Pavarësisë punoi si arsimtar në fshatrat e Vlorës. Dha ndihmesën e vet në krijimin e shoqërive atdhetare, më 1918–1919. Ndihmoi në përgatitjen e Luftës së Vlorës. Në vitet 1921–1924, Halim Xhelo u aktivizua në shtypin e kohës për përhapjen e ideve demokratike dhe për kryerjen e reformave shoqërore në Shqipëri. Mori pjesë në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924 bashkë me të rinjtë e shoqërisë “Bashkimi”, në të cilën bënte pjesë. Pas fitores së Revolucionit u rreshtua në krahun radikal të tij dhe luftoi për reforma të thella, duke kritikuar pavendosmërinë e qeverisë demokratike. Me rikthimin e qeverisë së Ijaz Vrionit në pushtet, Halim Xhelo u largua nga Shqipëria. Në vitet 1924–1927 kreu studimet për shkencat politike-shoqërore në Universitetin e Firences. Në vitin 1928, u caktua redaktor politik i gazetës “Liria Kombëtare”, detyrë të cilën e mbajti deri në fund. Në mërgim jetoi dhe punoi në disa vende: Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Austri, Gjermani. Në kushtet e rritjes së rrezikut fashist kundër Shqipërisë Halim Xhelo e të tjerë bënë përpjekje në radhët e të mërguarve për krijimin e frontit popullor për luftën kundër fashizmit. Vdiq në Moskë. (Në fotografi: Halim Xhelo)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2950.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img