Në Libohovë lindi Hëna Spahiu (1933–1993), arkeologe, specialiste e periudhës së mesjetës. Ndoqi studimet e larta për arkeologji dhe u diplomua në Universitetin e Budapestit (1959). Filloi punën në sektorin e arkeologjisë në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë të Universitetit të Tiranës. Kreu gërmime në varrezën arbërore të Krujës, në kalanë e Dalmacës (Koman), në kalanë e Beratit, Shkodrës etj. Veprimtaria shkencore e saj pasqyrohet në monografinë “Qyteti iliro-arbëror i Beratit” (1990), në studimin për varrezën e Krujës (bashkautore) dhe në mjaft artikuj e kumtesa. (Në fotografi: Hëna Spahiu)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2375.
Fotografia: © https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/
Përpunim grafik: AHCF




