Karl Paç (Carl Patsch)

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Karl Paç (Carl Patsch, 1865–1945), arkeolog e historian austriak, një nga themeluesit e arkeologjisë ilire. Deri më 1918, drejtor i Muzeut Krahinor të Bosnjë-Hercegovinës dhe i Institutit për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë (atëherë nën Austro-Hungarinë); prej 1921-shit, profesor në Universitetin e Vjenës dhe drejtor i Institutit Ballkanik po aty. Hulumtimi sistematik i Bosnjë-Hercegovinës, trevë e banuar prej ilirëve, e bëri Karl Paçin të zgjeronte rrezen e interesave të tij shkencorë edhe mbi Shqipërinë. Në serinë e botimeve të Institutit të Sarajevës, me kujdesin e Karl Paçit u botuan një varg veprash, midis të cilave edhe prej autorëve shqiptarë, për gjeografinë, etnografinë dhe folklorin e Shqipërisë. Rezultatet e kërkimeve të tij arkeologjike dhe etnografike në terren, me një përshkrim themelor të vendgjetjeve dhe monumenteve të krahinave të Vlorës, Beratit, Apolonisë, Bylisit, Orikut e Amantias, Karl Paçi i dha në librin: “Das Sandschak Berat in Albanien”, Vjenë, 1904 (“Sanxhaku i Beratit në Shqipëri”). Në vitin 1922–1924 Karl Paçi punoi në Shqipëri, ku ndihmoi në përpjekjet për ngritjen e një muzeu kombëtar. (Në fotografi: Carl Patsch)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1911.

Fotografia: © http://www.albanianphotography.net/patsch/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img