Në Strigari (it. San Cosmo Albanese) të Kalabrisë (Itali), lindi studiuesi e shkrimtari Kozmo Serembe, nipi i poetit Zef Serembe. Ai është autor i veprave “Kënkë lirije”, “Aleksandri i madh shqiptar”, “Për kërkimin e varrit të Skënderbeut”, e studime të tjera, që i botoi kryesisht në revistën “La nacione Albaneze” dhe në fletoren e tij “Albania leteraria”. Pas vdekjes, iu botua poema “Këngët e Kryjës”. (Në fotografi: Pamje nga fshati Strigari.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 463–464.
Fotografia: © https://www.calabresi.net/2
Përpunim grafik: AHCF




