Në fshatin Ndërfushaz, Mirditë, lindi Maria Tuçi. Pasi përfundon shkollën në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Njëkohësisht, Maria i futet edhe rrugës së besimit, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë Kishës Katolike, ku edhe po shërbente. Maria Tuçi arrestohet më 10 gusht 1949. Pas një reprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve, së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e hetuesisë. Torturohet personalisht nga shefi i hetuesisë së Shkodrës, Hilmi Seiti. Torturat më çnjerëzore ndaj Maria Tuçit, që u panë nga dhjetëra dëshmitarë, ishte që pasi e zhveshën, e futën në një thes bashkë me një mace të egër, duke e dhunuar me mjete të forta, aq sa Maria dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ku, pas disa ditësh, vdes si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. (Në fotografi: Maria Tuçi)
Teksti: https://kujto.al/personat/marie-tuci/
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Marie_Tu%C3%A7i
Përpunim grafik: AHCF




