Osman Haxhiu

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Osman Haxhiu, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një nga udhëheqësit e Luftës së Vlorës (1920). Lindi në Picar të Vlorës. Kreu shkollën e mesme amerikane “Roberts College”, në Stamboll. U përfshi në veprimtarinë atdhetare të klubit “Labëria” të Vlorës (1908). Në vitet 1911–1912, mori pjesë në kryengritjen kundërosmane të Vlorës dhe Mallakastrës. Me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare shërbeu në nënprefekturën e Fierit dhe në Bashkinë e Vlorës. Në vitet 1914–1917, qe prefekt i Vlorës. Në përpjekje për të mbrojtur të drejtat kombëtare, Osman Haxhiu kundërshtoi pushtuesit italianë, të cilët e larguan nga posti i prefektit në shkurt 1917. Me qëndrimin e tij kundër përpjekjeve të qeverisë së Romës për t’i shkëputur Shqipërisë krahinën e Vlorës e për të vendosur sovranitetin italian mbi të, fitoi autoritet të madh në krahinën e Vlorës. Në Kuvendin e Barçallait (Vlorë) të 29 majit 1920, Osman Haxhiu u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, që organizoi dhe drejtoi Luftën e Vlorës. Më 1921, u zgjodh deputet në parlamentin shqiptar (1921–1923). Mori pjesë në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924 dhe përkrahu qeverinë e Fan S. Nolit. Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, u tërhoq nga jeta politike. (Në fotografi: Osman Haxhiu)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 897–898.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img