Sali Çekaj

Lexo ngjarje:

Më 19 prill 1999, te vendi i quajtur Rrasa e Koshares ra gjatë luftimit Sali Çekaj, veprimtar politiko-ushtarak për çlirimin e Kosovës, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Broliq të Deçanit. Kreu shkollën e mesme në Deçan dhe studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1982–1990 punoi gjyqtar në gjykatën komunale në Deçan, derisa u pushua nga puna nga autoritet serbe. Sali Çekaj u zgjodh kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve në Deçan (1990). Për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe atdhetare, në nëntor 1990 u detyrua të largohet nga Kosova. Fillimisht u vendos në Shqipëri, më vonë në Gjermani e Zvicër, ku punoi për çështjen e çlirimit të Kosovës. Më 1992, bashkë me Adem Jasharin formoi bërthamat e para të vetëmbrojtjes në Kosovë. Gjatë viteve 1995–1996 mori pjesë aktive në aksionet guerile kundër forcave serbe në Rrafshin e Dukagjinit (në Deçan, në Baballoq, në Çakorr etj.). Në pranverën e vitit 1998 u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu detyrën e komandantit të Brigadës 138 të zonës operative të Dukagjinit. Më pas u angazhua për furnizimin me armë e për shtimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me luftëtarë të rinj, të cilët vinin nga familjet e të mërguarve në Perëndim, dhe për përgatitjen luftarake të tyre. (Në fotografi: Sali Çekaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 380.

Fotografia: © https://www.ballikombetar.info/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img