Vangjush Mio

Lexo ngjarje:

Lindi në Korçë piktori Vangjush Mio, pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si “poeti” i peizazhit shqiptar. Vangjush Mio kreu studimet për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura të Bukureshtit, Rumani (1915–1919) dhe në Romë, ku kreu studimet në Akademinë Mbretërore të Shën Lukës (San Luca, 1924). Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Shtëpia e artistit në Korçë është shpallur “Shtëpi muze” dhe Qendra Kulturore mban emrin e tij. Është vlerësuar me titullin “Piktor i Popullit”. (Në fotografi: Vangjush Mio)

Teksti: Ylli Drishti

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Vangjush_Mio

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img