Aviacioni Luftarak Shqiptar

Lexo ngjarje:

Më 24 prill 1951 u krijua Aviacioni Luftarak Shqiptar. Përpjekjet për krijimin e Armës së Aviacionit janë të hershme. Qeveritë e para-Luftës së Dytë Botërore me gjithë përpjekjet nuk arritën ta realizojnë një gjë të tillë, kryesisht për arsye ekonomike. Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh më 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve “Lohner Daimler” nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptar. Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, urdhri u anulua dhe gjatë viteve 1920–1930 Shqipëria nuk kishte burimet e nevojshme për të rifilluar zhvillimin e një Force Ajrore. Përpjekjet e para për të blerë aeroplanë dhe për të krijuar një Forcë Ajrore rifilluan përsëri në fundin e viteve ’30, kohë në të cilën kadetë për pilot u dërguan për studime në Austri, Itali dhe Francë. Por Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrilje me avionë MIG-19 dhe një skuadrilje me avionë MIG-17. Po në vitin 1962, krijohet edhe Shkolla e Aviacionit. (Në fotografi: Stema e Forcave Ajrore Shqiptare)

Teksti: https://www.aaf.mil.al/

Fotografia: © https://www.aaf.mil.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img