Elezi Z.

Lexo ngjarje:

Në Peshkopi lindi Elezi Z., piktor. Studioi dhe u formua në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Elezi Z., kreu studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe studimet e larta për skenografi në Intitutin e Lartë të Arteve. Për disa vite ka qenë piktor skenograf e kostumograf në Pallatin e Kulturës në vendlindje, për Teatrin Profesionist të Peshkopisë. Elezi Z., ka marrë pjesë në ekspozitat lokale dhe kombëtare, kryesisht me peizazhe dhe portrete. Në vitin 1996 u transferua në Tiranë dhe hapi atelienë e tij të pikturës “ZAYA”. Duke qenë një piktor i natyrës, piktori Elezi ka realizuar peizazhe nga pothuaj të gjitha zonat e Shqipërisë. Në punimet e tij ndihet atmosfera e dritës diellore mesdhetare, tejdukshmëria ajrore dhe perspektiva që ai i realizon me një penelatë të shkathët impresioniste. (Në fotografi: Vepra e Elezit “Sahati i Tiranës”, 2000, vaj në kanavacë.)

Teksti: Drishti Y., 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 182.

Fotografia: © Elezi Z., koleksion i autorit.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img