Në Arbanasi, juglindje e Zarës (Kroaci) lindi Giacomo Vuxani, politikan dhe patriot shqiptaro-italian. Giacomo Vuxani i kreu studimet e mesme klasike në Zarë, në vitin 1910. Më pas ai regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gracit, në Austri. Në të njëjtën kohë, ai nisi të marrë pjesë intensivisht në jetën italiane të qytetit të lindjes së tij, Zarës, dhe në veprimtaritë e shoqatave atdhetare e nacionaliste. Giacomo Vuxani kurrë nuk harroi gjuhën e atdheut të të parëve të tij, gjuhën shqipe, të cilën familja e tij e fliste dhe e ruante me shumë dashuri e pasion, ashtu siç ruante dhe zakonet e traditat shqiptare. Në vitin 1910, Giacomo Vuxani promovon e organizon “Shoqatën Italo-Shqiptare” të Borgo Erizzo-s, që kultivon lidhjet me Shqipërinë, dhe bashkëpunon me eksponentët më të shënjuar të diasporës, si Zef Skiroi (Giuseppe Scirò) dhe Rosolino Petrotta. Giacomo Vuxani bashkëpunoi ngushtë edhe revistën “Albania”, Bruksel – Londër (1897–1909). U nda nga jeta në Trieste (Itali), në vitin 1964. (Në fotografi: Giacomo Vuxani)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Giacomo_Vuxani
Përpunim grafik: AHCF




