Këshilli Kombëtar (Parlamenti)

Lexo ngjarje:

Më 21 prill 1921, në Tiranë çeli punimet Këshilli Kombëtar (Parlamenti), organi më i lartë i pushtetit legjislativ i dalë nga zgjedhjet e 5 prillit 1921. Këshilli i ri Kombëtar përbëhej nga 78 deputetë, që përfaqësonin dy partitë politike parlamentare: Partinë Popullore, që kryesohej nga Fan Noli, dhe Partinë Përparimtare, që kryesohej nga Hoxhë Kadriu. Si parlamenti i parë shqiptar i zgjedhur nga vota popullore, Këshilli Kombëtar miratoi ligje financiare, administrative, penale etj., por rëndësi të veçantë kishte ligji për organizimin e gjyqësorit, që sanksiononte pavarësinë e gjykatave. Zgjerimi i Statutit të Lushnjës, në dhjetor 1922, e shndërroi këtë akt ligjor në kushtetutë të mirëfilltë dhe sanksionoi plotfuqinë parlamentare. Këshilli Kombëtar në legjislaturën e ardhshme do të quhej Parlament, që do të përbëhej nga një dhomë e vetme dhe do të mblidhej dy herë në vit në sesione të rregullta tremujore. (Në fotografi: Deputetët e pavarur në parlamentin e parë shqiptar, 1921. Midis të tjerëve, janë: Luigj Gurakuqi, Pandeli Evangjeli, Ndre Mjeda, Spiro Koleka, Maliq Bushati etj.)

Teksti: Ligjvënësit shqiptarë 1912–2017, Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë, 2018, faqe 61.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img