Masakra e Borovës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Borovës”, e kryer nga nazistët gjermanë në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës, që populli dhe forcat partizane i bënë një divizioni gjerman që hyri në tokat shqiptare nga Greqia. Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e Luftës II Botërore. Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë deri në 16 vjeç, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur. Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar. Borova u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore. (Në fotografi: Varrezat monumentale të viktimave të masakrës së Borovës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1645.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Borov%C3%ABs

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img