Remzi Kuçi

Lexo ngjarje:

Në Vlorë lindi Remzi Kuçi, piktor, skulptor dhe illustrator i botimeve shkollore në gjysmën e dytë të shekullit XX. Remzi Kuçi kreu studimet e mesme në Liceun Artistik “Jorda Misja”, Tiranë (1956–1961), në degën pikturë dhe qeramikë. Ai ishte pjesë e grupit të tretë të studentëve që kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë. Pas studimeve të larta, artisti punoi si piktor fillimisht në ndërmarrjen e mjeteve mësimore “Hamit Shijaku”, Tiranë dhe më tej ishte piktor ilustrator në shtëpinë botuese “Libri Shkollor”, Tiranë. Piktori Kuçi ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat, konkurset lokale dhe kombëtare të çelura deri në vitin 1990 në Shqipëri. Ai kryesisht ka realizuar peizazhe, kompozime dhe portrete në teknikën e vajit. Stili dhe tematika e veprave të tij ishin pjesë e metodës së realizmit socialist. Ai mbetet një artist realist akademik, por pas vitit 1990 paleta e tij pati ndryshime në lirshmërinë e penelatave. (Në fotografi: Vepra e Kuçit “Peizazh”, 1972, vaj në beze.)

Teksti: Drishti Y., 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 168.

Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img