Impresum

info@albanianheritage.al

21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj, 2026

Rexhep Krasniqi

Lexo ngjarje:

Më 24 prill 1906, në Gjakovë lindi Rexhep Krasniqi (1906–1999), veprimtar politik dhe i arsimit kombëtar. Kreu liceun “Theresianum” të Vjenës dhe studimet e larta për filozofi në Vjenë, ku në korrik 1934 mbrojti doktoratën me temën “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”. U vendos në Shqipëri dhe fillimisht punoi si profesor i gjeografisë dhe i historisë në gjimnazin e Gjirokastrës e më vonë ishte zv.drejtor i atij gjimnazi. Më 1938 u transferua në Tiranë, si drejtor i Arsimit të Mesëm; mandej si inspektor në Ministrinë e Arsimit. Në fund të vitit 1941 u emërua drejtor i Shkollës Normale “Sami Frashëri” të Prishtinës, ku njëkohësisht dha mësimin e gjuhës gjermane. Ministër i Arsimit (shkurt-prill 1943) në Qeverinë e Maliq Bushatit. Mori pjesë në Kongresin Themelues të Lidhjes II të Prizrenit dhe nënkryetar i saj për një periudhë. Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare e mbledhur gjatë pushtimit nazist, më 6–27.10.1943. Në prag të çlirimit të vendit Rexhep Krasniqi u largua nga Shqipëria. Qëndroi në Itali, Siri, Australi, SHBA, ku ishte një nga drejtuesit kryesorë të komitetit “Shqipëria e Lirë”, të cilin e udhëhoqi deri në vitin 1992. Është autor i një vargu artikujsh e punimesh në historiografi dhe bashkëpunëtor në gazetat “Kosova”, “Bashkimi i Kombit”, “Lidhja e Prizrenit” etj. Në vitin 1994 u dekorua me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë. (Në fotografi: Rexhep Krasniqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1340.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Rexhep_Krasniqi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Qamil Grezda

Në Gjakovë lindi Qamil Grezda, piktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img