Më 23 prill 1969, në Fier u shemb kisha e Shën Gjergjit, e ndërtuar në vitin 1782 dhe që funksionoi deri më 6 shkurt 1969, kur u mbyll si rezultat i fushatës ateiste për ndalimin e fesë e ndërrmarë nga qeveria e kohës. Pas shkatërrimit, një pjesë e objekteve, librave dhe sendeve të përdorimit të saj u morën në ruajtje nga Muzeu Historik Fier dhe sot qëndrojnë të ekspozuara në ambientet e tij. Të ekspozuara në pavijonin e ikonografisë të muzeut, mbishkrimet i përkasin derës dhe ikonostasit të kishës së dikurshme të Shën Gjergjit. (Në fotografi: Pjesë ikone në miniaturë nga ikonostasi i kishës së Shën Gjergjit.)
Teksti: Muzeu Historik Fier
Fotografia: © Muzeu Historik Fier
Përpunim grafik: AHCF




