Agim Vinca

Lexo ngjarje:

Në Veleshtë të Strugës lindi Agim Vinca, poet, kritik, historian i letërsisë e publicist. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Universitetin e Prishtinës, ku punoi si pedagog i letërsisë së sotme shqipe. Ka botuar përmbledhjet poetike: “Feniksi” (1972), “Buzëdrinas” (1981), “Arna dhe ëndrra” (1987), “Psalmet e rrënjës” (2007); librat me studime letrare “Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe 1945–1980” (1985) dhe “Alternativa letrare shqiptare” (1995), “Panteoni i ideve letrare” (2003), si dhe përmbledhjet me shkrime eseistike dhe historike: “Populli i ndaluar” (1992) dhe “Shqiptarët mes mitit dhe realitetit” (1997) etj. Poezia e Agim Vincës, e përshkruar nga një lirizëm i vetvetishëm, mbështetet fort në tokën e vendlindjes dhe shkrin në një të vetme vrojtimet e thella dhe idenë poetike me muzikalitetin e vargut. Ndihmesën më të rëndësishme në fushë të historisë së letërsisë Agim Vinca e ka sjellë me studimet për rrugën e zhvillimit e të risimit të poezisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Në esetë dhe shkrimet publicistike Agim Vinca ka trajtuar çështje të mprehta të jetës shoqërore, politike e kulturore të shqiptarëve në Kosovë dhe të çlirimit kombëtar të tyre. Ka qenë zv.ministër i Arsimit e i Shkencës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999). (Në fotografi: Agim Vinca)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2887.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Agim_Vinca

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img