Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Beteja e parë e Sfetigradit

Lexo ngjarje:

Filloi “Beteja e parë e Sfetigradit”, një nga betejat më të gjata e heroike të ushtrisë shqiptare, të komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane të komanduar nga vetë sulltan Murati II. U zhvillua prej 14 majit, deri në fund të korrikut. Më 14 maj pararoja e saj arriti në Dibrën e Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin. Skënderbeu, për të lehtësuar mbrojtjen e kështjellës, tërhoqi në grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi. Kur ushtria osmane mbërriti në Sfetigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit të saj. Murati II kërkoi dorëzimin e kështjellës, e bombardoi, u përpoq të merrte me tradhti Stellushin, sulmoi disa herë Sfetigradin, por dështoi. Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve. Trupat osmane, që ruanin shpinën e forcave të tyre kryesore, patën shumë të vrarë e të plagosur, midis të cilëve edhe komandantin e tyre, Firuz Pashën. Natën e 22 qershorit shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda në kampin turk. Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan të dorëzohen, me kusht që të dilnin të lirë e të largoheshin të armatosur prej saj. Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak të humbjeve të shumta dhe zgjatjes së rrethimit për më shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan të ndërprisnin mësymjen dhe të tërhiqeshin, të ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare. (Në fotografi: Gravurë, Beteja e Sfetigradit.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 234.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Siege_of_Svetigrad_(1448)

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img