Impresum

info@albanianheritage.al

24.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026

Eduart Lir

Lexo ngjarje:

Në Londër lindi piktori dhe grafisti anglez Eduart Lir (Edward Lear). Më 1848 erdhi në Shqipëri dhe vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën. Realizoi disa litografi me ngjyra të këtyre vendeve, në përmasat 17×10 cm dhe i botoi në librin “Journals of a landscape painter in Albania” (“Ditari i një piktori peizazhist në Shqipëri”), Londër, 1851. Më 1852 botoi edhe librin “Journals of a landscape painter in Southern Calabria” (“Ditari i një piktori peizazhist në Kalabrinë e Jugut”), ku ka edhe litografi nga fshatrat arbëreshe. Litografitë e Eduart Lirit për Shqipërinë shquhen për realizëm dhe vlera artistike. Kryesisht janë me motive nga natyra e vendit, si dhe me ndërtimet karakteristike, kështjellat etj. Disa prej tyre vlejnë edhe si dëshmi historike të pamjeve që kanë pasur ato vende në shekullin XIX. Eduart Lir ka realizuar edhe tablo me ngjyra vaji. Dy më të njohurat janë: “Mali i Tomorit” dhe “Bregdeti i Shqipërisë”. (Në fotografi: Eduart Lir)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1528.

Fotografia: © https://www.britannica.com/biography/Edward-Lear

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ejëll Deda

Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img