Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian. Lindi në Shkodër, më 1917. Shkollën fillore e kreu te françeskanët, kurse të mesmen në Seminarin Papnor të qytetit. U shugurua meshtar, më 24 shkurt 1943, në kishën e jezuitëve në Shkodër, ku të nesërmen kremtoi dhe meshën e parë. Shërbeu si famulltar në fshatin Bushat. U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe më 27 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për “faje penale kundër popullit dhe shtetit” dhe e dënoi me dhjetë vjet burg dhe punë të detyruar. Procesi i gjykimit të tij u zhvillua me dyer të mbyllura. (Në fotografi: Dom Ejëll Deda)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist– Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 63–64.
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ejell-deda/
Përpunim grafik: AHCF




