Fadil Pullumbi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Fadil Pullumbi, piktor, dekorator dhe akuarelist shqiptar i shekullit XX. Lindi në Tiranë. Në vendlindje kreu Shkollën e Vizatimit, më pas vijoi studimet e larta për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, në Romë (1939). Më 1940, akuarelet e tij me pamje nga peizazhi shqiptar dhe veshje popullore shqiptare botohen si kartolina nga shtëpia botuese italiane “Agostini di Novara”. Pullumbi ishte një piktor realist (akuarelist) që realizoi peizazhe interesante kryesisht në rrethinat e Tiranës e të zonave të tjera të Shqipërisë. Ai mbeti në vazhdim si një piktor realist i natyrës, duke zbuluar para publikut një paletë të freskët, shprehëse, plot ngjyrë, dritë dhe shpeshherë me shpërthime të papritura koloristike. (Në fotografi: Fadil Pullumbi)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 90.

Fotografia: © https://fadilpullumbi.wordpress.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img