Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Fillimi i “Rrethimit të parë të Shkodrës”

Lexo ngjarje:

Filloi “Rrethimi i parë i Shkodrës”, një ndër fushatat e fundit të ushtrisë osmane për pushtimin e Shqipërisë, i cili zgjati deri në fillimin e gushtit 1474. Vdekja e Skënderbeut pati rrjedhime negative në tërë jetën e vendit dhe dëmtoi rëndë organizimin e qëndresës së popullit shqiptar kundër sulmeve osmane. Lidhja e Lezhës (1444) filloi të shpërbëhej. Pozitat e Venedikut në Shqipëri, që shtiu në dorë edhe Krujën, po forcoheshin. Më 15 maj 1474 ushtria osmane e përbërë nga 80 mijë ushtarë, e pajisur me artilerinë më të fuqishme të kohës dhe e komanduar prej bejlerbeut të Rumelisë, rrethoi kështjellën e Shkodrës, ku ishin përqendruar 2000 luftëtarë nga qyteti e rrethinat dhe një garnizon i vogël venedikas, si dhe 1000 veta nga popullsia e qytetit, që ishin vënë nën drejtimin e qeveritarit venedikas Anton Loredani. Në ndihmë të mbrojtësve të Shkodrës erdhën edhe luftëtarë nga rrethinat e qytetit, që ndërmerrnin sulme të njëpasnjëshme. Gjatë muajit korrik mbrojtësit e kështjellës zmbrapsën sulmet e vazhdueshme të ushtrisë osmane. Përballë kësaj qëndrese osmanët, pasi lanë në fushën e luftës me mijëra të vrarë, u detyruan të tërhiqeshin. Kronikanët vendës e të huaj e, sidomos kronikanët osmanë, kanë theksuar se shpirti i kësaj qëndrese qenë banorët vendës shqiptarë. (Në fotografi: Pamje e Kalasë së Shkodrës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2275.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img