Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Haki Stërmilli

Lexo ngjarje:

Në Dibër të Madhe lindi Haki Stërmilli, shkrimtar atdhetar dhe demokrat. Kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920–1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit 1924, qëndroi si emigrant politik në Itali, Austri, Bashkimin Sovjetik, Jugosllavi e gjetkë dhe vijoi luftën kundër qeverisjes së Zogut duke bashkëpunuar në faqet e gazetave “Liria kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi Haki Stërmillin autoriteteve të Ahmet Zogut, që e dënuan me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; ishte anëtar i Këshillit Antifashiste Nacionalçlirimtar dhe deputet i Kuvendit Popullor në vitet 1945–1953. Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve ’20 me dramat “Dibranja e mjerueshme”, 1923; “Dashuni e besnikri”, 1923 etj., në të cilat i bëhet jehonë qëndresës së dibranëve kundër shovinistëve serbë. Vepra e tij më e njohur është romani “Sikur t’isha djalë” (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga lexuesi dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1967 u botua romani “Kalorësi i Skënderbeut”. Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Gjatë viteve të luftës mbajti një ditar, që u botua me titullin “Shtigjeve të lirisë” (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në vitet 1943–1944 dhe për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Vepra letrare e Haki Stërmillit është përmbledhur në tri vëllime (1982–1983). (Në fotografi: Haki Stërmilli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2397–2398.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img