Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Muzafer Korkuti

Lexo ngjarje:

Në Fterrë të Sarandës lindi Muzafer Korkuti, arkeolog. Pasi kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes, ndoqi mësimet në shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe studimet në degën e historisë në Universitetin e Tiranës (1962). Për një kohë të shkurtër ndoqi studimet në Leningrad (Shën Petërburg), të cilat i ndërpreu për shkak të prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve. Kreu specializimin për arkeologji në Kinë. Punoi si mësues dhe drejtor i shkollës shtatëvjeçare të Kuçit (1954–1957) dhe pastaj në Qendrën e Studimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. U specializua në fushën e parahistorisë dhe drejtoi gërmime në më shumë se 15 qendra parahistorike. Botoi artikuj shkencorë në revista shkencore në Shqipëri dhe jashtë. Është bashkautor i teksteve universitare “Arkeologjia” (1972, 1993), “Historia e Shqipërisë”, “Les Illyriens” (1985), “Historia e popullit shqiptar” (2003) dhe “Harta arkeologjike e Kosovës I”. Ishte ligjërues i arkeologjisë në Universitetin e Tiranës (1968–2002) dhe në atë të Prishtinës (1972–1975). Ligjëroi në universitete të ndryshme: Paris (Francë), Heidelberg dhe Munster (Gjermani), Romë, Pizë, Bari, Leçe e Bolonjë (Itali), Athinë e Selanik (Greqi), Vjenë (Austri), Sinsinati (SHBA) etj. dhe mori pjesë në shumë simpoziume dhe kongrese ndërkombëtare. Drejtor i Institutit të Arkeologjisë (1982–1992; 1998–2006), kryeredaktor i revistës “Iliria” (1971–1975, 1986–1991, 1998–2002); anëtar i Komitetit të Përhershëm të Shkencave Parahistorike Botërore (1986) dhe anëtar korrespondent i Institutit Gjerman të Arkeologjisë (1986). U dekorua në Shqipëri me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” (2006) dhe dekoratën “Nderi i Kombit” (2015). (Në fotografi: Muzafer Korkuti)

Teksti: Fjalori Enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 855.

Fotografia: © https://mkorkuti.tripod.com/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img