Tedi Papavrami

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Tedi Papavrami, violinist. Studioi fillimisht violinë me të atin, duke demonstruar një lojë të parakohshme virtuoze. Veprimtarinë koncertore e nisi në moshën 5–vjeçare. Krahas koncerteve në Shqipëri dhe Kosovë (1979), më 1982 luajti me orkestrën simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit në Athinë, ku u vlerësua nga kritika si “virtuozi 11-vjeçar”. Atë vit (1982) filloi studimet në Konservatorin Superior të Parisit dhe prej asaj kohe Franca u bë atdheu i tij i dytë. Pas diplomimit në vitin 1986 filloi karrierën intensive artistike, duke luajtur në vende të ndryshme të Evropës, të Amerikës Veriore dhe të Azisë, me orkestra, dirigjentë dhe instrumentistë të njohur. Tedi Papavrami ekzekuton repertorin maksimal të violinës dhe konsiderohet si një ndër violinistët e paktë që luajnë njëherësh 24 “Kapriçot” e Paganinit, 6 Sonatat dhe Partitat e Bahut. Ka regjistruar CD me repertor të zgjedhur violinistik. Është fitues i disa çmimeve, si: Çmimi i Parë dhe Çmimi Special në Konkursin Ndërkombëtar “Pablo Serasate” (1993), çmimi “George Enesku” (1992) etj. (Në fotografi: Tedi Papavrami)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1931–1932.

Fotografia: © https://konzertdirektion.de/en/artists/tedi-papavrami/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img