Teme Sejko

Lexo ngjarje:

U ekzekutua Teme Sejko, kundëradmiral. Lindi në Konispol. Kreu arsimin e mesëm në Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë. Në Tiranë u aktivizua në veprimtari antifashiste (1941). Më vonë shkoi në Konispol, ku punoi për formimin e çetës partizane “Çamëria” dhe u caktua përgjegjës i rinisë së çetës (1943). Me formimin e Brigadës I, u emërua komisar kompanie (1943), më pas komisar batalioni, anëtar i seksionit politik të brigadës; zv.komisar i Brigadës XVIII Sulmuese (tetor 1944); më pas përgjegjës i seksionit politik të Divizionit II Sulmues, shef i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, me gradën major (dhjetor 1944). Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake “Frunze” në Moskë (1945–1948); u emërua shef Shtabi Divizioni (dhjetor 1948), komandant Divizioni (maj 1949), drejtor i Drejtorisë së Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes (shtator 1949–1955). Në vitet 1955–1957 kreu Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm “Voroshilov” në Moskë. Në janar 1958, u emërua komandant i Flotës Luftarake Detare dhe u gradua kundëradmiral. Deputet i Kuvendit Popullor (1950–1954). Më 28 korrik 1960 u arrestua dhe më 15 maj 1961 u akuzua nga gjyqi ushtarak si agjent i shërbimeve sekrete të huaja dhe u dënua me vdekje. (Në fotografi: Teme Sejko)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2309.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Teme_Sejko

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img