Xhafer Deva

Lexo ngjarje:

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta Xhafer Deva, veprimtar politik, anëtar i qeverisë në periudhën e pushtimit gjerman. Lindi në Mitrovicë, më 1904. U shkollua në Stamboll dhe në Vjenë, ku u diplomua inxhinier pyjesh. Në vitin 1943 ishte ndër nismëtarët kryesorë për krijimin e organizatës “Lidhja e Dytë e Prizrenit (shtator, 1943), më vonë kryetar i saj. Në nëntor të vitit 1943 u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Organizator i masakrës së 4 shkurtit 1944, në Tiranë. Pas mbarimit të Luftës u strehua në Austri, Egjipt etj., dhe, më së fundi, u vendos në Kaliforni (SHBA), ku u mor me organizimin e emigracionit antikomunist, sidomos të shqiptarëve nga Kosova që jetonin në Amerikë. Në vitin 1996 rikrijoi organizatën “Lidhja e Dytë e Prizrenit. U nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Në fotografi: Xhafer Deva)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 456.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Xhafer_Deva

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img