Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Zhdukja e Ukshin Hotit

Lexo ngjarje:

Zhduket mistershëm nga policia serbe, pas lirimit nga burgu i Dubravës (Kosovë), Ukshin Hoti, veprimtar politik-shoqëror për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi dhe i lëvizjes për Republikën e Kosovës, pedagog, politolog. Lindi në Krushë të Madhe të Rahovecit (Kosovë). Kreu shkollën normale në Prishtinë dhe vijoi studimet e larta për shkenca politike e u diplomua në Universitetin e Zagrebit (1968). Mbrojti magjistraturën për marrëdhënie politike dhe ekonomike ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit (1974). Punoi në gazetën “Rilindja” si komentues i rubrikës për politikën e jashtme (1968); anëtar i Komisionit për Lidhje e Bashkëpunim Ndërkombëtar të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë; sekretar i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë i Këshillit Ekzekutiv të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (1972). Për shkak të mospajtimeve me vijën politike të Beogradit lidhur me të drejtat e shqiptarëve, dha dorëheqjen (1977). Punoi si ligjërues në Qendrën Krahinore të Marksizmit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (1978–1981). Dha ndihmesë për vendosjen e bazave teorike dhe praktike të politikës së jashtme autonomiste të Kosovës. Kreu specializime në disa universitete amerikane, si në Çikago, Harvard (Boston) dhe Uashington D.C. Ishte i pari profesor i Universitetit të Prishtinës që përkrahu haptazi kërkesën politike të studentëve demonstrues më 1981, për t’i dhënë krahinës së Kosovës statusin e republikës brenda Federatës Jugosllave. U arrestua dhe u dënua me 9 vjet e gjysmë burg, nga të cilët vuajti 3 vjet e gjysmë. Më 1990 u angazhua në Lubjanë në revistat: “Alternativa”, “Republika”, “Demokracia Autentike”. U burgos në vitet 1992 dhe 1994. Që nga 16.05.1999, kur i përfundoi afati i vuajtjes së dënimit, organet e sigurimit serb nuk kanë dhënë asnjë informatë për fatin e tij. Është autor i librave “Lufta e Ftohtë dhe Detanta” (Prishtinë, 1976), “Filozofia politike e çështjes shqiptare” (Tiranë, 1995), bashkautor i librit “Bisedë përmes hekurash” (Tiranë, 2000) dhe i një numri të madh artikujsh shkencorë. (Në fotografi: Ukshin Hoti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 956.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Ukshin_Hoti

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img