Në Shën Benedhiti (it. San Benedetto Ullano) në krahinën e Kozencës (Kalabri) lindi Agesilao Milano, arbëresh, nderi i Arbërisë,. Ai i bëri atentat mbretit të Mbretërisë së Dy Sicilive, Ferdinandit II të Burbonëve. Për këtë u dënua me varje në sheshin “Mercato” në Napoli, mëngjesin e 13 dhjetorit 1856. Ceremonia e gjatë dhe tepër e dhimbshme përloti njerëzit e pranishëm dhe la përshtypje të pashlyeshme tek ushtarët. U nda nga jeta me guxim duke përsëritur që e kishte bërë aktin për lumturinë e popujve dhe e kishte sulmuar mbretin e armatosur në dritën e diellit. Aktit të tij të trimërisë iu kushtuan poema, drama e tregime, të cilat shpalosin trimërinë e tij. (Në fotografi: Agesilao Milano)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë
Fotografia: © https://viviamolacalabria.blogspot.com/
Përpunim grafik: AHCF




