Ilir Konushefci

Lexo ngjarje:

Në fshatin Llugë, komuna e Podujevës, lindi Ilir Konushefci, veprimtar, njëri nga organizatorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Hero i Kosovës. Në maj të vitit 1992, me një grup shokësh themeloi grupin ilegal “Shqiponjat”. Në vitin 1993 u përfshi në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe bënte shpërndarjen e organit të kësaj lëvizjeje “Çlirimi”. Në qershor të vitit 1996, ra në kontakt me Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht përkrah tij. Më 31 janar 1997 kaloi në ilegalitet dhe më pas në Shqipëri, ku punoi për furnizimin me armatim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas vrasjes së Zahir Pajazitit, përfaqësoi Zonën Operative të Llapit në Shtabin Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 16 tetor 1997, bashkë me shokë të tij organizuan sulmin në stacionin e policisë serbe në Kliqinë të komunës së Pejës. U vra në krye të detyrës, më 1998, në një pritë, derisa udhëtonte për në qytetin e Bajram Currit, në Shqipëri. Presidenti i Republikës së Kosovës e dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Ilir Konushefci)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 849.

Fotografia: © https://president-ksgov.net/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img