Kristofor Kisi

Lexo ngjarje:

Në kishën e Shën Prokopit (Tiranë), u nda nga jeta Kristofor Kisi, klerik ortodoks, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë 1937–1948. Lindi në lagjen “Kala” të Beratit, në vitin 1890. Pas përfundimit të studimeve teologjike në Shkollën Patriarkale të Halkit Hejbeli në Konstantinopojë (1908), u kthye në Shqipëri dhe filloi punë në gjimnazin e Jovan Bangësm në Korçë. Pak para fillimit të Luftës I Ballkanike, u kthye në Konstantinopojë dhe në vitin 1916 u dorëzua peshkop i Markiqojt, post të cilin e mbajti deri në vitin 1923. Po atë vit, duke parë përpjekjet e ortodoksëve shqiptarë për autoqefali, u kthye vullnetarisht në Shqipëri, ku mori drejtimin e Mitropolisë së Beratit. Në vitin 1934 u zgjodh Mitropolit i Korçës, kurse më 12 prill 1937 Kryepeshkop i gjithë Shqipërisë. Më 5 qershor 1948, në mbledhjen e Byrosë Politike, ndër të tjera Enver Hoxha diskutoi edhe për Kristofor Kisin, duke e cilësuar atë si agjent të Perëndimit, që nuk dëshironte afrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patriarkanën e Moskës. I shtrënguar nga presionet e brendshme, më 25 gusht të vitit 1948 u detyrua të jepte dorëheqjen. Po atë muaj u internua. (Në fotografi: Imzot Kristofor Kisi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 224–225.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img