Kuvendi i Murgullës

Lexo ngjarje:

16 – 19 qershor 1920

U zhvillua Kuvendi i Murgullës, kuvendi i përgjithshëm i krerëve të lëvizjes kaçake, që kishte për qëllim riorganizimin e luftës sipas porosive të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kuvendi u mbajt në Murgull (malësia e Llapit, Kosovë), me pjesëmarrjen e shumë krerëve të lëvizjes kaçake çlirimtare nga e gjithë Kosova e më gjerë. Ishin të pranishëm, Azem Galica, Ferhat Draga, Beqir Rexha e Nak Berisha; përfaqësues të çetave të Llapit, Sahit Repa, Sahit Shajkovci, Tahir Uka, Hoxhë Pollata etj. Mikpritës ishte Ramë Sabedini-Murgulla. Në kuvend u mor vendim të intensifikohej lufta e çetave në të gjitha territoret e pushtuara shqiptare nga Manastiri e deri në Plavë e Guci; të krijohej një komandë e përgjithshme me Azem Galicën në krye; të luftoheshin spiunët; popullit t’i shpjegohej se kombi do të bashkohej në një shtet të vetëm me anën e luftës; të propagandohej kundër shpërnguljes për në Turqi etj. Me pëlqimin e kuvendit, prijësit e çetave gjatë dimrit, për arsye sigurie, do të kalonin në Shqipëri. Pas Kuvendit të Murgullës, kuvende të ngjashme u mbajtën edhe në viset e Drenicës, Rugovës, Karadakut (Mali i Zi i Shkupit) dhe diku në mes të Dibrës e Kërçovës. Vendimet e Kuvendit të Murgullës dhe të kuvendeve të tjera të mëvonshme, u dërguan në të gjitha viset shqiptare. (Në fotografi: Pamje nga fshati Murgull.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1437.

Fotografia: © https://www.facebook.com/100083653686583/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img