Lodewijk Tomson

Lexo ngjarje:

Në Holandë lindi Lodewijk Tomson (Lodewijk Willem Johan Karel Thomson), oficer madhor holandez për disa kohë dhe deputet në parlamentin e Holandës (1905–1913). Në shkurt 1913 u gradua kolonel dhe u caktua nënkryetar i misionit holandez për organizimin e xhandarmërisë së shtetit shqiptar. Misioni u krijua me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, dhe kryesohej nga gjenerali holandez De Veer. Më 1914, koloneli Tomson u ngarkua nga Princ Vilhelm Vidi si Guvernator i Përgjithshëm për Shqipërinë e Jugut. Ai duhej të merrte në dorëzim nga autoritetet pushtuese greke krahinat e Korçës e të Gjirokastrës, për t’i kaluar ato nën varësinë e administratës të shtetit shqiptar. Mirëpo ai ra në kurthin e manovrave të Athinës, që përpiqej ta shkëpuste Shqipërinë e Jugut nga pjesa tjetër e vendit, me shpalljen atje të “autonomisë”. Pas kësaj Princ Vidi e largoi nga posti i Guvernatorit të Shqipërisë së Jugut. U vra në Durrës, më 15 qershor 1914, kur komandonte forcat qeveritare që mbronin Princ Vidin nga kryengritësit e Shqipërisë së Mesme. (Në fotografi: Lwjk Tomson)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2723.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Lodewijk_Thomson

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img