Sali Çekaj

Lexo ngjarje:

Në fshatin Broliq të Pejës lindi Sali Çekaj, luftëtar për çlirimin e Kosovës, Heroi i Kosovës. Kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (1981). Punoi si gjykatës, më pas kryetar i Gjykatës Komunale në Deçan, si dhe në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan. Më 1990 u largua nga Kosova dhe emigroi në Gjermani, ku e vazhdoi aktivitetin në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë periudhës 1994–1997 hyri disa herë në Kosovë, në përgatitje të aksioneve të armatosura dhe për fillimin e luftës çlirimtare. Bashkë me grupet guerile që drejtonte, kreu disa sulme ndaj forcave serbe në territorin e komunës së Deçanit. Së bashku me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarë të tjerë të Brigadës 138, dha një kontribut të rëndësishëm për planifikimin dhe zhvillimin e Luftës së Koshares. Mori pjesë në thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri në prill të vitit 1999. Ishte themelues i Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ra heroikisht më 1999, te vendi i quajtur Rasa e Koshares. Në prill të vitit 2016, me rastin e 17-vjetorit të betejës së Koshares, Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin e Sali Çekajt. Është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Sali Çekaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 271.

Fotografia: © https://www.ballikombetar.info/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img