Abdi Toptani

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Abdi Toptani, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë. Lindi në Tiranë, në vitin 1864. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Stamboll. Qysh në rini ra në kontakt me rrethet atdhetare nëpërmjet Murat Toptanit. U bë propagandues i ideve kombëtare dhe punoi për përhapjen e shkrimit shqip me alfabetin latin. Ishte ndër organizatorët e kryengritjes së armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër dhunës së administratës osmane në vitin 1902. Udhëhoqi forcat kryengritëse në rrethin e Krujës, gjatë kryengritjes së përgjithshme kundërosmane më 1912. Po atë vit, në nëntor, Abdi Toptani priti në Durrës grupin e kryesuar nga Ismail Qemal Vlora, e shoqëroi në Vlorë, ku mori pjesë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e Parë Kombëtare. Abdi Toptani luftoi për forcimin e shtetit të pavarur, mori pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e Lushnjës më 1920, ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë. Më 1922 mori pjesë në “Lëvizjen e marsit”, përkrahu Elez Isufin, Bajram Currin etj., në luftë kundër Ahmet Zogut. Pas dështimit të lëvizjes, u dënua me vdekje. Por për shkak të protestave të elementëve atdhetarë, Ahmet Zogu nuk e zbatoi këtë vendim. (Në fotografi: Abdi Toptani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2728.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Abdi_bej_Toptani

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img