Fato Berberi

Lexo ngjarje:

Në kampin e përqendrimit të Selanikut u var Fato Berberi, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Gjirokastër në vitin 1927. Më 1943 doli partizane në radhët e çetës së “Rinisë” e më pas në Brigadën VI Sulmuese (1944), ku u ngarkua me detyrën e infermieres së batalionit dhe u pranua në radhët e rinisë komuniste. Mori pjesë në shumë luftime dhe përballoi me vendosmëri kushtet e rënda të luftës. E plagosur gjatë një luftimi, u kap nga nazistët, u burgos në Gjirokastër e më pas u dërgua në kampin e përqendrimit të Selanikut, ku u var më 1944. (Në fotografi: Fato Berberi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 217.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img