Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Myslym Shyri

Lexo ngjarje:

Në Fushë-Alie të Dibrës u vra Myslym Shyri, militant komunist, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tiranë, në vitin 1916. Përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari revolucionare antizogiste e antifashiste. Deri më 1941 punoi si punëtor krahu në shoqëritë italiane dhe u dallua si agjitator komunist në radhët e punëtorëve. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që me themelimin e saj. Myslym Shyri qe një nga pjesëtarët më aktivë të njësiteve guerile të kryeqytetit, kreu shumë atentate dhe aksione të guximshme. Më pas kaloi partizan në çetën e Pezës, komisar politik në çetën e Dumresë dhe me formimin e Brigadës I Sulmuese (1943), komisar batalioni. (Në fotografi: Myslym Shyri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2649.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img