Mensur Zyberaj

Lexo ngjarje:

Në Drenoc të Rahovecit lindi Mensur Zyberaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Kreu shkollën e mesme në Rahovec, Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, më 1985. Gjatë kohës së studimeve ishte aktiv në protesta dhe demonstratat që organizoheshin nga studentët. Për këtë arsye, në vitin 1990 u arrestua nga policia serbe. Në shtator të vitit 1996 u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u bë figura qendrore e shtrirjes dhe e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, që më vonë shërbeu si bërthamë e krijimit të Zonës Operative të Pashtrikut. Me bashkëluftëtarë kreu sulmin e parë operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë dhe të rrethit të Prizrenit, mbi stacionin e policisë serbe në Ratkoc të Rahovecit. Ky sulm ishte pjesë e sinkronizuar e një operacioni strategjik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në disa qendra të Kosovës, i kryer në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin synim. U vra në vitin 1999 gjatë luftimeve me forcat serbe. Në vitin 2013 u dekorua nga presidentja e Republikës së Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Mensur Zyberaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1809.

Fotografia: © https://rahogazeta.com/mensur-zyberaj-7-7-1965-28-5-1999/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img