Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Anton Muzaj

Lexo ngjarje:

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa të mesmen në Shkodër. Në vitin 1938 studioi teologji në Universitetin Gregorian të Romës. U shugurua meshtar, më 19 mars 1944. Në vitin 1946 u kthye në atdhe. U arrestua më 2 maj të vitit 1947 dhe, pas shumë torturash, u lirua. U nda nga jeta në pranverë të vitit 1948, nga torturat dhe tuberkulozi që kish marrë në qeli. Trupi i tij u varros nga policia në një vend të panjohur. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku, në prill të vitit 2016. (Në fotografi: Dom Anton Muzaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 438.

Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-anton-muzaj/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Idhomene Kosturi

Në Korçë lindi Idhomene Kosturi, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, funksionar i shtetit shqiptar në vitet ’20.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img