Në Korçë lindi Guri Madhi, piktor, një nga artistët e rëndësishëm shqiptar të realizmit socialist, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Madhi kreu studimet për pikturë në Shën Petërburg, Rusi (1950–1956). Ai krijoi dhe realizoi për një kohë të gjatë tablo kompozicionale historike, fillimisht me një frymë impresioniste, duke sjellë një risi në artin shqiptar të viteve 1950–1970. Piktori Guri Madhi paraqitet në ekspozitat e asaj kohe me një temperament impulsiv, vizatues i ndjeshëm dhe si piktor i penelatave të ngrohta dhe të një dritë dridhëse. Autor i portreteve dhe i peizazheve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Guri Madhi është nderuar me titullin “Piktor i Popullit” (1976). Galeria e arteve në Korçë, si dhe rrugë në Tiranë e Korçë mbajnë emrin e tij. Vepra e Guri Madhit është pjesë e enciklopedive të rëndësishme botërore si Benezit Dictionary of Artists dhe Oxford Dictionary. (Në fotografi: Guri Madhi)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 92.
Fotografia: © https://www.gurimadhi.com/
Përpunim grafik: AHCF




